Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se ushtarët izraelitë morën kontrollin e një bastioni ushtarak të Hamasit në Gazën veriore.
“Ushtarët përfunduan me marrjen e bastionit pas 10 orësh luftime, gjatë të cilave ata eliminuan terroristët dhe kapën një sasi të mëdha armësh, zbuluan tunele terroriste, përfshirë një që lidhet pranë një kopshti fëmijësh dhe që çon në një rrugë të gjerë nëntokësore”, thuhet në deklaratë, raporton CNN, përcjell Gazeta Insajderi.
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al Qassam tha në Telegram se kishte cak forcat izraelite në zonat veriore të Gazës, Al Tawam, Sheikh Radwan, kampin al-Shati dhe Juhr Al-Deek.
Në një deklaratë tjetër, IDF tha se vrau një komandant të Hamasit dhe se marina izraelite goditi pikat e lëshimit të raketave antitank të Hamasit në Rripin e Gazës. /Insajderi.org/