×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ku u sulmua autobusi me mërgimtarë nga Kosova? Këto janë detajet

    Insajderi
    08 January 2023 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autobusi i kompanisë “Fadili Tours” që po udhëtonte për në Gjermani u sulmua mbrëmë në Serbi. Lajmi mbrëmë u konfirmua nga kompania, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar sot me kompaninë dhe ka mësuar se autobusi kishte pasur vetëm një orë vonesë. Të njëjtit kanë vazhduar rrugën e tyre dhe kanë mbërritur në Kroaci tashmë.

    Derisa, siç pohojnë ata, sulmi ka ndodhur në afërsi të Beogradit.

    Është godit me guri në xham, rasti ka ndodhur në afërsi të Beogradit. Guri nuk ka arritur të depërtojë brenda. Por shoferët dhe pasagjerët janë të gjithë mirë. Një orë ka pasur vonesë derisa gjithçka është kontrolluar nga policia serbe” – thanë nga “Fadili Tours” për Gazetën Insajderi.

    Ndryshe, ky incident në Serbi vjen pas incidentit në fshatin Gotovushë afër Shtërpcës ku u plagosën dy të rinj, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 21 vjeçar.

    Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, tek i cili është konfiskuar edhe arma e zjarrit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark