×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ja kush parashikohet ta zëvendësoj Klopp tek Liverpool

    Insajderi
    26 January 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot bota e futbollit u trondit nga lajmi se Klopp do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit aktual.

    Jurgen Klopp ka njoftuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen si trajner i Liverpool në fund të sezonit aktual, pasi ka informuar pronësinë e klubit për dëshirën e tij për t’u larguar nga pozicioni i tij kur të mbyllet sezoni 2023-24”, shkroi faqja zyrtare e Liverpoolit.

    Por, Liverpool tashmë mund të ketë një zëvendësues të ëndrrave.

    Trajneri i Leverkusenit, Alonso thuhet se ka një klauzolë në kontratën e tij që do t’i lejojë atij të largohet nga klubi për në Liverpool, Real Madrid ose Bayern Munich.

    Gazeta gjermane BILD raporton se klauzola e kontratës do të jetë aktive në verën e vitit 2024, me Alonson që u emërua trajner i Leverkusenit në tetor 2022.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark