Trajneri i mirënjohur kosovar Afrim Tovërlani ka thënë se Ballkani do të jetë përsëri kampioni i Superligës së Kosovës në futboll.
Ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ deklaroi se Drita nuk ka mundur të ruante diferencën e pikëve.
‘’Sipas të gjitha gjasave Ballkani prapë është kampion i Kosovë. Drita ka pasur shumë mundësi, shumë raste, nuk i ka shfrytëzuar. Javën e kaluar edhe barazimi do t’i kryente punë, qe edhe sot ka mundur të luajë barazim po ashtu siç ka përfunduar me Gjilanin dhe dy ndeshjet e tjera prapë do të dilte kampion,’’ tha Tovërlani.