×
  • Sport
  • Sport

    Ja me cilën datë starton edicioni 23/24 i basketbollit kosovar

    Insajderi
    06 September 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edicioni 2023/24 në Superligën e Kosovës në basketboll do të startojë më 22 shtator, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të mërkurën.

    Tërheqja e shortit për Superligën e meshkujve dhe të femrave do të bëhet të enjten prej orës 11:00.

    Për dallim prej Superligës së meshkujve që nis më 22 shtator, Superliga e femrave do të fillojë me datën 6 tetor.

    Te meshkujt, Peja është kampione në fuqi, ndërsa Bashkimi në konkurrencën e femrave.

    Megjithatë, edicionit të ri te meshkujt, do t’i paraprijë turneu i Superkupës së Kosovës, i cili do të mbahet javën e ardhshme, saktësisht prej datës 13 deri më 17 shtator.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark