19:25 - 21 Shtator 2021

Joshua do të marrë 15 milionë funte nga meçi i tij me Usyk, që është 85 milionë funte më pak se shuma e madhe që ai do të merrte për një meç me rivalin, Tyson Fury.

Boksieri britanik do të mbrojë titujt e tij të unifikuar kundër Usyk në stadiumin Tottenham Hotspur të Shtunën në mbrëmje.

Ai do të marrë 15 milion funte për meçin me Usyk, që është 50 përqind më shumë se meçi i fundit ndaj Kubrat Pulev.

Por ‘AJ’ do të humbasë 85 milionë funte, pasi atij iu mohua një pagesë prej 100 milionë funtesh pasi meçi i tij me Tyson Fury u shtye.

Lufta e padiskutueshme ishte vendosur të zhvillohej këtë verë, por u shtye pasi “King Gypsy” u detyrua të ndeshej me Deontay Wilder.