Autoritetet thonë se studentët kishin ndërtuar një skemë për mashtrimin e Apple dhe përdorimin e politikave të rikthimit të produkteve.
Në fillim të 2017, dy studentët sollën mijëra iPhone false në SHBA nga Kina dhe i dërguan pranë Apple për ti riparuar ose zëvendësuar me pretendimin se nuk ndizeshin. Në shumë raste, Apple i zëvendësoi me iPhone të vërtetë të cilët kushtojnë 900 dollarë copa.
Yangyang Zhou është personi përgjegjës për sjelljen e iPhone nga Kina në SHBA dhe dërgimin e modeleve të vërteta në Kinë.
Në bashkëpunim me Quan Jiang ato sillnin modelet e rreme në një dyqan të Apple ose duke kontaktuar online. Sakaq iPhone e vërtetë që i merrnin në këmbim, i shisnin në Kinë.
Por përpara gjykatës Jiang dhe Zhou pretendonin se nuk e dinin që iPhone origjinalë ishte false.
Sipas mediave Jiang ka dërguar pranë Apple 3,069 iPhone false për të cilët kërkonte riparim brenda garancisë ndërsa Apple i kishte zëvendësuar 1,493 prej tyre.
Me një vlerë mesatare prej 600 dollarë, Apple ka humbur 900,000 dollarë nga kjo skemë. Në Qershor dhe Korrik të 2017-ës Apple kishte lajmëruar Jiang se ishte në dijeni të iPhone false që kishte dërguar.