Insajderi
Biznes

Ja vendi i parë në botë që nis të paguaj me “Whatsapp”

Insajderi
16 June 2020 - 09:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ja vendi i parë në botë që nis të paguaj me “Whatsapp”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aplikacioni Whatsapp ka nisur pagesat digjitale në Brazil duke e bërë vendin latino-amerikan të parin në botë që ofron një mundësi të tillë.

“Ne po bëjmë dërgimin dhe marrjen e parave më të lehtë sesa ndarjen e fotografive, gjithashtu po lejojmë që bizneset e vogla të bëjnë shitje direkt brenda WhatsApp-it”, shkruan Mark Zuckerberg në Facebook. “Qytetarët do të jenë në gjendje të dërgojnë para’ ose të bëjnë një blerje nga një kompani lokale.

Më shumë se 10 milionë biznese të vogla janë shumë të rëndësishme në Brazil. Tani, përveç shikimit të një katalogu të dyqaneve, klientët do të jenë në gjendje të dërgojnë para nëpërmjet Whatsapp-it”, shtoi Zuckenberg.

WhatsApp deklaron se sistemi merr parasysh sigurinë dhe për të parandaluar transaksione të paautorizuara, do të kërkohet një PIN special me gjashtë shifra ose gjurmët e gishtërinjve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark