×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jabllanoviq i reagon Sami Kurteshit për një deklaratë

    Insajderi
    17 April 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia e Serbëve të Kosovës në krye të së cilës është Aleksandar Jablanoviç, ka bërë një reagim në profilin e tyre zyrtar në Facebook, ndaj Sami Kurteshit.

    Në reagimin e tyre thuhet se deklaratat e pamatura dhe të papërgjegjshme të Sami Kurteshit që të mendojë për inkursione të dhunshme dhe pushtime të shkollave në mjediset serbe, është një aventurë e rrezikshme dhe shumë e pamatur.

    “Deklaratat e pamatura dhe tejet të papërgjegjshme të përfaqësuesit të qeverisë së Kosovës në CIK, në këtë rast të një militani të caktuar të Vetëvendosjes Sami Kurteshi që të mendojë për inkursione të dhunshme dhe pushtime të shkollave në mjediset serbe, është një aventurë e rrezikshme dhe shumë e pamatur”.

    Tutje thuhet se kjo mund të çojë në konflikte fizike të mundshme.

    Kjo mund të çojë vetëm në incidente të rënda me konflikte të mundshme fizike. Nëse KQZ-ja e Kosovës sërish, si në prill 2023 mendon se mund t’i zhvillojë disa procese (zgjedhje) në mënyrë të njëanshme dhe me dhunë, atëherë duhet thënë me kohë se këto institucione do të jenë përgjegjëse për incidentet e mundshme“.

    Postimi i plotë:

    Deklaratat e pamatura dhe tejet të papërgjegjshme të përfaqësuesit të qeverisë së Kosovës në KQZ, në këtë rast të një militanti të caktuar të Vetëvendosjes Sami Kurteshi që të mendojë për inkursione të dhunshme dhe pushtime të shkollave në mjediset serbe, është një aventurë e rrezikshme dhe shumë e pamatur.

    Kjo mund të çojë vetëm në incidente të rënda me konflikte të mundshme fizike. Nëse KQZ-ja e Kosovës sërish, si në prill 2023, mendon se mund të zhvillojë disa procese (zgjedhje) në mënyrë të njëanshme dhe me dhunë, atëherë duhet thënë me kohë se këto institucione do të jenë përgjegjëse për incidentet e mundshme. Partia e Serbëve të Kosovës ka emëruar anëtarë në komisionet zgjedhore komunale për procesin e mbajtjes së referendumit, të cilin e ka kërkuar Lista Srpska.

    Megjithatë, ne nuk do të marrim pjesë në këtë proces nëse ai zhvillohet në çfarëdo mënyre me mjete të dhunshme dhe metoda të dhunshme.

    Paralajmërojmë ambasadat e KVINT-it, OSBE-së, KFOR-it dhe EULEX-it, që deklaratat dhe sinjalet e tilla nga Prishtina t’i marrin jashtëzakonisht seriozisht dhe në të njëjtën kohë të parashikojnë çdo veprim të njëanshëm të të mbrojturit të tyre dhe urrejtësit serb Albin Kurti.
    Partia e Serbëve të Kosovës

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark