×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jabllanoviq ironizon me Kurtin: Ta jap njërën banesë, nëse ma gjen ku është tjetra

    Insajderi
    21 June 2023 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar politikanin serb, Aleksandar Jabllanoviq, për pranim ryshfeti nga Beogradi prej një milion eurosh dhe dy banesa për tërheqje nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të katër komunave veriore të Kosovës.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar vet Jabllanoviq, duke ironizuar ai i ka thënë Kurtit “ta jap njërën banesë, nëse ma gjen ku është tjetra”.

    “…Po i jap 1 apartament dhe 500.000€ vetëm po i kërkoj të më tregoje ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave 🤗”, ka shkruar Jabllanoviq në Twitter.

    Kurti këtë deklaratë e lëshoi përmes një video-adresim për serbët, teksa ka përmendur edhe deklarimet e Jabllanoviq dhe të Listës Serbe lidhur me Kurtin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Mendova se të paktën Aleksandar Jabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara. Në prill, dy ditë para fitores së sigurt, kam dëgjuar se ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd. Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë presion i tepërt apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviqin të thoshte se “nuk do ta shutonte penalltinë”, deklaroi Kurti.

    “Përfaqësuesit e Listës Serbe, madje edhe Jabllanoviq, kanë thënë shumë për Kosovën dhe mua, por unë kam mbetur i gatshëm t’i pranoj ata si kryetarë komunash të ardhshëm. Fatkeqësisht, nuk kam as fuqi e as vullnet që t’i bëj të dalin në zgjedhje. Për momentin kryetar i komunës është Lulzim Hetemi deri në zgjedhjen e një të riu. Për këtë duhen zgjedhje të parakohshme dhe një fushatë e hapur, e lirë, parazgjedhore në 4 komuna në veri. Pa një fushatë të ndershme dhe demokratike, nuk ka zgjedhje të ndershme dhe demokratike”, ka thënë më tej ai.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark