×
  • Lajme
  • Insajderi

    Jabllanoviq kapet me vëllain e Kryetarit te Leposaviqit, e akuzon se po nxjerr informata nga Policia

    Insajderi
    05 June 2023 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka akuzuar Driton Hetemin, vëllain e kryetarit aktual të Leposaviqit, Lulzim Hetemit për nxjerrje të informacioneve që mund t’ia rrezikojnë jetën.

    Vellau i kryetarit, Driton Hetemi ka bërë publike në një koment në Facebook se Jabllanoviq ka regjistruar veturën në RKS dhe ka marr letërnjoftimin e Kosovës.

    Ky koment e ka shqetësuar Jabllanoviqin.

    Ai në një reagim për Gazetën Insajderi ka thënë se është i shqetësuar për informacionet që vëllai i kryetarit mund të ketë akses.

    Sipas tij, ai është punonjës i Policisë së Kosovës.

    Pyetja ime publike është: çfarë lloj informacioni tjetër ka ai akses? Nëse ai e bën publik informacionin siç bëri me mua, a ndan informacion nga Policia dhe dikë tjetër? A është duke u mbikëqyrur nga dikush që të mos ndajë informacione delikate apo mund të bëjë çfarë të dojë pasi është vëllai i kryetarit? Kjo është sjellje shumë e rrezikshme”, është shprehur Jabllanoviq në reagimin e tij.

    Ndërsa, Gazeta ka pikasur edhe komentin e Driton Hetemit i cili e ka bërë në një shkrim që ka publikuar Insajderi në Facebook. Artikulli

    Ky është komenti i tij:

    Tutje, Jabllanoviq ka pranuar se ka regjistruar veturën dhe ka treguar se aty ka parë edhe Hetemin.

    Si politikan dhe qytetar i këtij vendi është e vërtetë që ditë më parë kam regjistruar një veturë në Komisariatin e Policisë Leposaviç. Si të gjithë. Aty pashë Driton Hetemin, i cili është vëllai i kryetarit aktual Lulzim Hetemi.

    Në dijeninë time ky person punon në Polici, si polic apo administrator civil, nuk jam i sigurt për këtë, por e kam parë. Ajo që më shqetësoi është se poshtë një artikulli të një deklarate time ai bëri publike gjëra që jam i sigurt se nuk duhet t’i bëjë.

    Pra, unë si qytetar jam kundër nëse ai po përdor vendin e tij të punës në polici për të nxjerrë informacione siç bëri në rastin tim.

    Pyetja ime publike është: çfarë lloj informacioni tjetër ka ai akses? Nëse ai e bën publik informacionin siç bëri me mua, a ndan informacion nga Policia dhe dikë tjetër? A është duke u mbikëqyrur nga dikush që të mos ndajë informacione delikate apo mund të bëjë çfarë të dojë pasi është vëllai i kryetarit? Kjo është sjellje shumë e rrezikshme, për të thënë, të paktën”, thuhet në reagimin e tij.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark