×
  • Sport
  • Sport

    Jack Grealish ende në “qiellin e shtatë” – bëhen virale pamjet e festës së tij në Ibiza

    Insajderi
    07 July 2023 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jack Grealish po vazhdon të jetojë festën, sipas pamjeve të mediave sociale. Anësori i Manchester Cityt dhe Anglisë është duke pushuar jashtë vendit, përpara kthimit të skuadrës së tij në stërvitjet parasezonale.

    Anësori Grealish, 27, duket se ka jetuar një jetë të mirë, teksa feston në destinacionin famëkeq të festave në Ibiza të Spanjës. Videoja e publikuar në internet, e tregon atë duke luajtur së bashku me producentin muzikor australian DJ Fisher, të mërkurën në mbrëmje.

    https://twitter.com/Doozy_45/status/1677221809173811200

    Ylli prej 100 milionë paundësh ishte personazhi kryesor në klubin e natës “Hi” në ishull në një nga pikat e preferuara të jetës së natës.

    Të enjten, Jack Grealish festoi në klubin e Wayne Lineker-it në Ibiza, teksa vazhdoi festat e tij pas triumfit historik të tripletës sezonin e kaluar. Ai u fotografua pa këmishë së bashku me yllin e Ibiza Weekender, ndërsa kaloi ditën duke festuar nën rrezet e diellit në Ocean Beach Club. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark