Sistem i ri mundëson shmangjen e hutimit, të shoferit të makinës
Timoni me mundësi të ngrohet nuk është asgjë e re në makinat e reja, mirëpo Jaguar Land Rover do të ngritë këtë në një nivel më të lartë, duke krijuar timonin e ndjeshëm.
Në makinat e reja, timonët jo vetëm që do ua mbajnë duart nxehtë shoferëve, por iu ndihmojnë të jenë sa më të vëmendshëm.
E zhvilluar në bashkëpunim me ekspertët e Glasgow University, nëpërmjet integerimit të sistemit të nxehtësisë, timoni do të ngrohet apo ftohet varësisht se kur duhet të kthehet, të tejkalojë, apo kur afrohet rreth rrotullimeve, gjë që do të ishte shumë e dobishme në një ditë me mot të keq, kur dukshëmria është e dobët, apo në terrene të vështira.
Kjo pritet të parandalojë aksidentet, meqë shoferët do mbanin sytë në rrugë, pa pasur nevojë të shikojnë navigacionin. Sipas hulumtimeve të Jaguar Land Rover, dhjetë për qind e aksidenteve në Shtetet e Bashkuara, janë shkaktuar vetëm duke shikuar navigacionin për udhëzime.
Me këtë sistem, besohet se shoferi do jetë i informuar sa duhet dhe në kohë të përshtatshme. Nxehtësia do të veprojë në të dy anët e timonit, teksa ngrohja prej gjashtë gradë Celsius do të jetë aq e shpejtë, sa që do të njoftojë menjëherë se nga duhet kthyer.
Ky sistem i Jaguar Land Rover, po konsiderohet më i mirë se njoftimet me vibrim, që mund të shkaktojnë më shumë shqetësime, apo njoftimet me tingull që ndërprejnë bisedat ose ndalojë muzikën.