×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Jahja Koka për përleshjen në Kuvend: Kam qenë bokser dhe karateist, e kuptoj psikologjinë e konfrontimit

    Insajderi
    29 August 2023 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, përleshjen fizike që ndodhi në korrik mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti, e quajti “moment të çuditshëm”.

    “Atë ditë ndodhi, sipas mendimit tim ishte moment i çuditshëm. Mua më duket që kryeministri u tregu shumë korrekt në kuptimin që rrinte i qetë, gjakftohtë dhe mu duk edhe me i ra ai s’donte me lëvizë farë, do të thotë ai qëndrimi i tij nuk e kam për lëvdata…”, u shpreh Kokaj në “Frontal” T7.

    Ai tha se e kupton logjikën e konfrontimit, por bota demokratikë nënkupton që të mos “e prekësh” me dorë asnjë njeri.

    “Unë kam qenë bokser dhe karateist dhe ushtroj akoma, prandaj e kuptoj psikologjinë e konfrontimit. Ishte brengosje shumë e madhe, kur je karateist të tjerëve kur ju nxehet gjaku ti e ki gjakftohtësitë, unë nuk kceva fare, të gjithë janë të mitë, me qenë aty armik ke me pa ça kish ndodh. Njoni e goditi Besnikun 3 herë, por distanca ishte e madhe dhe goditja jo-efektive”, u shpreh ai tutje.

    “E pash që këta të PDK-së u ekzaltuan shumë”, u shpreh deputeti i VV-së.

    Tani filluan ofendimet verbale që janë më nxitëse, janë si “gjarpri”.

    “Ata të PDK-së ishin fizikisht të përgatitur…”, shtoi ai.

    Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas përleshjeve fizike në Kuvendin e Kosovës, midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark