×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahja Kokaj i drejtohet Eliza Hoxhës: Mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet, prandaj mos çika ime

    Insajderi
    21 September 2022 - 12:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti Jahja Kokaj dhe deputetja Eliza Hoxhaj, gjatë komisionit për grevën nq arsim, kanë pasur një depat.

    Është hipokrizi që kryeministri Kurti me e përdorë një terminologji të tillë ‘vëlla’ e ju sot i drejtoheni 500 herë një terminologji të tillë për me e zbutë situatën. Ose jemi institucion”, tha Hoxha.

    Teksa Jahja Kokaj i është drejtuar Hoxhës duke i thënë se e njeh karakterin e saj, “prandaj ma motër çika ime a qysh me të thënë”.

    “Unë jam individ i veçantë. Zonja Eliza, ti e shumë mirë sa të çmoj, nuk ka kuptim kështu me m’thanë ti mu, që e dini ju që, kur të ndahen burri e gruaja mes vete, thonë mos ndërmjetëso fëmijët, fëmijët nuk munden me qenë në kusuritje. Unë e njoh karakterin tuaj, jeni shumë e butë.

    Unë jam Jahja Kokaj s’ke nevojë ti me më lidh me atë tjetrin atë tjetrin, kur m’ka thënë njëni se t’ka hyp si kaçubet dikush, jo mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet, prandaj ma motër çika ime a qysh me të thënë,” tha Kokaj.

    Eliza Hoxha: S’jam as motra as çika jote, ok.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark