Mundësia që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund t’i udhëheqë për herë të parë në historinë e këtyre shteteve, një femër, ka bërë që gazeta amerikane “New Republic” të bëjë një shkrim duke krahasuar Amerikën me shtetet e tjera që tashmë e kanë kaluar këtë gjë.
Bëhet fjalë për mundësinë që Hillary Clinton të marrë presidencën e SHBA-së në zgjedhjet presidenciale që momentalisht janë duke u zhvilluar brenda dy partive, republikanëve dhe demokratëve.
“New Republic” shkruan se është turp që Amerika si një prej fuqive më të mëdha botërore është mbrapa vendeve të pazhvilluara sikurse Kosova dhe Polonia apo Afrika.
Për këtë është marrë shembull, zgjedhja e Atifete Jahjagës, presidente e Kosovës në vitin 2011.
“Demokarica ka arritur më përpara në vendet me të kaluar komuniste apo totalitare sesa në Amerikë. Shumë vende sikurse Kosova që ka zgjedhur Atifete Jahjagën presidente e cila ka kryer mandatin pesë vjeçar”, shkruan “New Republic”.
Në tekst përmenden edhe Kroacia që në vitin 2015 zgjedhi Kolinda Grabar-Kitaroviç në krye të shtetit, më pas Polonia dhe Sllovenia me disa shtete afrikane./Insajderi.com