×
  • Lajme
  • Lajme

    Jahjaga dhe ambasadorja turke bisedojnë për viktimat e dhunës seksuale

    Insajderi
    04 March 2016 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, me të cilën bisedoi rreth projekteve të përbashkëta në kuadër të Këshillit Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës.

    Jahjaga vlerësoi lart përkushtimin e Ambasadores Turke për të ofruar mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës me anë të projekteve të shumta.

    Sipas njoftimit të presidencës, këto projekte tashmë kanë filluar zbatimin, si në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore falas, ashtu dhe në fushën e fuqizimit ekonomik me anë të trajnimeve të shumta dhe mbështetjes financiare.

    Ajo shtoi se mbetet ende punë për t’u bërë për të arritur rehabilitimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës që ende mbizotëron, duke shprehur përkushtimin e saj për  të mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale deri në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre, njofton presidenca përmes një komunikate për media.

    Në anën tjetër ambasadorja Turke, Kivilcim Kiliç, përgëzoi Jahjagën për mbështetjen institucionale që u ka ofruar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe shprehu përkushtimin e saj për të vazhduar edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj kësaj kategorie, thuhet në njoftimin e presidencës. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark