Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.
Jahjaga ka dërguar një mesazh urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarët katolikë në nder të ditë së pashkëve.
“Festat si kjo e Pashkëve, kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe të solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe për përkujdesjen institucionale. Andaj, në frymën e respektit të ndërsjelle dhe të tolerancës së bashku të punojmë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe, siguri dhe begati për gjithë njerëzimin”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
“Urimet e përzemërta dua t’ua përcjelli edhe ambasadorëve, përfaqësuesve diplomatikë, komandantit dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, që do të festojnë Pashkët në vendin tonë”, tha thënë Jahjaga./Insajderi.com