×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Jahti i pronarit rus të Chelseat, Roman Abramovich shihet në Turqi

    Insajderi
    22 March 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jahti i miliarderit rus, Roman Abramovich ka zbritur në Turqinë jugperëndimore, një vend që nuk zbaton sanksionet perëndimore kundër oligarkëve rusë.

    Jahti luksoz “Solaris”, 140 metra i gjatë, që lundronte nën flamurin e Bermudës, është filmuar dje në qytetin turistik të Bodrumit, një javë pasi është parë në portin e Malit të Zi, raporton “Reuters”, transmeton FrontOnline.

    Vendet perëndimore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vendosën sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë dhe futën në listë oligarkët, përfshirë Abramovich dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin.

    Turqia, një anëtare e NATO-s me lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën, nuk i është bashkuar sanksioneve të vendosura ndaj Moskës dhe aty duket se e ka shpëtimin Abramovich./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark