Insajderi
Lajme

Jakup Krasniqi konteston kauzën e opozitës: A ishte reale?

Insajderi
23 April 2016 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, është shprehur kritik ndaj partive opozitare që sipas tyre “janë çartur ndërveti”.

“Ka disa ditë që është duke u zhvilluar një debat interesant nder opozitar! Pas një kohe të gjatë të bashkimit opozitar, që pa dyshim, bashkimi opozitar ishte i pari i këtij lloji, në gjithë vitet e jetës sonë parlamentare dhe pa dyshim kjo ishte një fitore e jetës sonë parlamentare. Besoja se ky bashkim opozitar ishte bërë për interesin e kombit e jo të individëve të pasionuar për pushtet personal,” ka thënë Krasniqi në një opinion të publikuar të shtunën.

“Në një situatë të tillë, natyrshëm shtrohet pyetja: A ishte kauza reale? Nëse po, pse u la në mes të rrugës? Kur lufta opozitare na qenka bërë për kauzë nacionale, pse humbi kjo kauzë si “vesa para diellit”, kur filloi lufta për ndarjen (lexo: kapjen) e pushtetit në kampin opozitar”, ka thënë Krasniqi.

Partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – për disa muaj kanë zhvilluar aktivitet të përbashkët, përfshirë organizimin e një numri protestash.

Por, ditët e fundit, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje, si dy partitë më të mëdha të këtij blloku opozitar, kanë shkëmbyer akuza ndërmjet tyre lidhur me carjes në këtë bllok.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark