×
  • Sport
  • Sport

    “Jam i lumtur që prekëm finalen por ne përmbushemi vetëm nëse e fitojmë trofeun pas 23 vjetëve”/ Deklareata e Ramadanit pas kualifikimit të Gjilanit në finale

    Insajderi
    19 April 2023 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani, ka thënë pas ndeshjes se finalja e arritur në Kupën e Kosovës nga skuadra e tij është me plot meritë. Gjilani në finale të Kupës do të luajë kundër Prishtinës që e eliminoi Vushtrrinë. Gjilani fitoi ndaj Llapit në të dyja ndeshjet.

    “Derisa arritëm t’i mposhtim në dy takime, nuk mund të thuhet se nuk e merituam finalen. Para dy ditëve na u lëndua në stërvitje Arbër Prekazi, Besar Musolli luajti me temperaturë të lartë. Dha maksimumin ani pse nuk ishte në gjendje të mirë. Edhe Mevlan Zeka ka çaluar nga minuta e parë. I uroj futbollistët për angazhimin. Kanë bërë punë mjaftë të mirë. Deri më 9 janar nuk e kemi ditur se a do të vazhdojmë garat apo jo, ndërsa sot prekim finalen e Kupës. Kjo është meritë e futbollistëve”, tha Ramadani.

    Ramadani theksoi se finalja e Kupës së Kosovës është arritur me mund e sakrificë.

    “Besoj që në asnjë takim, qoftë në kampionat apo në Kupë nuk e kemi kursyer asnjë futbollist. Jemi futur me gjithë fondin. Asnjëherë nuk e kam cekur te lojtarët se ne me këtë fond nuk mund të luftojmë në të dyja garat. Gjithmonë u kam thënë se mundemi dhe kemi kualitet, kemi mundësi. U vërtetua ajo që mundemi, pavarësisht fondit të vogël. Kemi pasur shumë lëndime e suspendime. Jam i lumtur që prekëm finalen por ne përmbushemi vetëm nëse e fitojmë trofeun pas 23 vjetëve. Si duket do të shkruajmë histori të re. Besoj dhe shpresoj. Kam besim te futbollistët. Është viti për të shkruar histori”, theksoi Ramadani. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark