Gazeta Insajderi ka publikuar pak më parë një tjetër audioincizim që e përfshinë zëvendësministrin e emëruar nga Kryeministri Albin Kurti, Almir Veliji edhe në vendim-marrje për të hequr nga lista qytetarin që aplikoi për një grant qeveritar prej 70 mijë eurosh e që refuzonte të jepte ryshfet.
Në bisedat të tjera të deponuara te autoritetet, që denoncuesi pretendon se janë bërë mes tij e Velijit, çmimi i ryshfetit ishte bërë me kode: 13 çokollata – në kuptim të 13 mijë eurove
Lidhur me këtë Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Almir Velijin ai tha se me këtë çështje janë duke u marrur organet kompetente.
Teksa shtoi se e ndjenë vetën të pafajshëm.
“Nuk kamë se çfarë të shtoj më shumë lidhur me këtë çështje. Rasti është duke u hetuar. Unë jamë i pastër si loti”, tha ai shkurt për Insajderin.
Insajderi ka siguruar audioincizimin e ri që është deponuar në Polici.
Pos këtij audionicizmi, dëshmitari i këtij rasti ka dërguar të hetuesit edhe një material tjetër, që ai pretendon se janë biseda mes tij dhe Almir Velijit të bëra në shtator të vitit 2022, kur ai pretendon se janë zhvilluar edhe bisedat e incizuara telefonike.
Në këto komunikime me mesazhe, siç pretendon dëshmitari i Policisë Almir Veliji për këtë fond qeveritar prej 70 mijë eurosh për të cilin kishte aplikuar një qytetar, kishte kërkuar një ryshfet të majm, por e kishte koduar atë. Ai iu ka thënë hetuesve se një mijë euro ishin konvertuar në kodin “një çokollatë milka”.
“Shokit 13 qokollada a munet vete ashtu me than. Milka. Me lajmëro te lutem. Qka.mi thene”, kishte thënë Almir Veliji-siç pretendon dëshmitari i Policisë në këtë rast dhe thotë se këto biseda i ka deponuar tek autoritetet.
Bisedat, siç shihet në materialet që dëshmitari i rastit thotë se i ka deponuar në Polici, janë bërë në shtator të vitit 2022. Kryeministri Albin Kurti që e kishte emëruar Almir Velijin në pozitën e zëvendësministrit kishte ngritur dilema edhe për kohën e bisedave dhe natyrën e tyre, duke i dalë kështu në mbrojtje kur u pyet për të.
“Për këto raste duhet që organet e rendit ta kryejnë punën e tyre meqenëse e kanë filluar atë. Nuk jam në dijeni nëse zëvendësministri ka kërkuar apo ka marrë mito, përveç konstatimit se komisioni i atyre granteve nuk japin grante pa marrë diçka. Nuk e di kohën kur është bë ajo bisedë por nëse ka ndodhur më herët, pra para qeverisë sonë edhe mund të qëndrojë si konstatim sepse kemi parë dhjetëra arrestime që ndërlidhen me korrupsion, në shpërndarjen e granteve në qeveritë e kaluara”, kishte thënë Kurti në Kuvend shkruan Insajderi.
Almir Veliji pas refuzimit të dhënies së ryshfetit: Tash e heki nga lista
Në audioncizimin që e ka siguruar Insajderi, e që dëshmitari i këtij rasti e ka deponuar në Polici, zëvendësministri Almir Veliji shpreh fuqinë e tij për të ndërprerë dhënien e grantit qeveritar prej 70 mijë eurosh për qytetarin që dha përgjigjen se nuk jep ryshfet.
Dëshmitari i Policisë i shpjegon që e ka takuar këtë qytetar që kishte aplikuar për këtë fond qeveritar, dhe i njëjti kishte qenë i prerë që nuk do të jepte ryshfet.
“Tha, këqyre nëse menon që me ju dha diçka le ta harrojnë se ka ik ajo punë, ma nuk është ashtu. Tha unë kam apliku, faktikisht dje tha jam më i miri në aplikim”, ia transmeton dëshmitari fjalët e qytetarit tek zëvendësministri Veliji.