×
  • Showbiz
  • Show

    ‘Jam me kancer në fazën e tretë’, rrëfimi emocionues i gazetares të CNN

    Insajderi
    10 January 2024 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në rrjet është duke qarkulluar një video e gazetarës së CNN Sarah Schindner e cila me lot në sy zbuloi publikisht se është diagnostikuar me kancer në gji.

    Prezantuesja e lajmeve kërkoi pak kohë televizive për të treguar se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar gjithashtu një mesazh për audiencën televizive.

    “Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja e përlotur.

    Sarah Schindner ka kancer në fazën e tretë dhe është në muajin e dytë të kimioterapisë. Ajo pritet t’i nënshtrohet rrezatimit dhe mastektomisë së dyfishtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark