Pasi iu publikuan notat e dobta nga shkolla, vjen reagimi i deputetit të VV-së Dimal Bashës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Basha është munduar të tregoj se din të shkruaj, pavarësisht se statusin e tij e ka me gabime të shumta drejtëshkrimore.
Ai ka publikuar edhe notat e amerikës ku thotë se ka diplomuar atje.
“E për shkollim, 𝗾𝗲 𝗻𝗼𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗔𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸ë𝘀, 𝗸𝘂 𝗸𝗮𝗺 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝘂 𝗺𝗲 𝗻𝗼𝘁ë 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿𝗲 𝟯.𝟵𝟳, 𝗻𝗴𝗮 𝟰.𝟬 𝘀𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗺𝗮𝗸𝘀𝗶𝗺𝘂𝗺𝗶 (𝗦𝘂𝗺𝗺𝗮 𝗖𝘂𝗺 𝗟𝗮𝘂𝗱𝗲). 𝗠𝗲 𝗸ë𝘁ë 𝗻𝗼𝘁ë 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘁𝗮𝗿ë 𝗱𝗶𝗽𝗹𝗼𝗺𝗼𝗷𝗻ë 𝗺ë 𝗽𝗮𝗸 𝘀𝗲 𝟯% 𝗲 𝗸𝗿𝗲𝗷𝘁 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁ë𝘃𝗲!” shkruan ai.
E sulmet ndaj tij ai i arsyton kështu: “Tash pse po m’sulmojnë mu? Sepse po ua sulmoj grenellat e rrahmanat, e njëkohësisht në Ferizaj nuk ua nali kallëzimet penale kriminelave dhe vazhdoj me kanë gati i vetmi që jam n’luftë me mafinë e betonit.
Gjithashtu thotë se edhe familjne e ka të shkolluar.
“Për më tepër, kam sa kam studiu ‘full time’ fakultet për katër vjet me ligjërata prej 8:00 deri 15:10, gjithashtu kam punu prej 16:00 deri 00:00. Njejtë edhe dy vjet e gjys ne magjistraturë. Krejt këto në John Jay College dhe New School University ne New York, prej universiteteve më t’mira në botë! Kurrë s’jam ndal, shkollë e punë, dhe dyjat i mbaj si simbol nderi të jetës sime”, shkroi ndër të tjerash Basha.
Më poshtë edhe postimi i plotë i Dimal Bashës: