Fillimi i vitit 2023 për shumë shtete evropiane ka qenë më i nxehtë se që është parashikuar. Madje në Poloni, Danimarkë, Republikën Çeke, Holandë, Bjellorusi, Lituani dhe Letoni u regjistruan temperatura rekorde.
Në Poloni, temperaturat arritën deri në 19 gradë Celsius një temperaturë që ky shtet e regjistron vetëm në muajin Maj.
Në Javornik, Republikën Çeke ishte 19.6, pra 3 gradë më shumë mbi normalen.
E në Vysokaje të Bjellorusisë, ku temperaturat në këtë kohë të vitit duhet të jenë rreth 0 gradë, këtë vit arritën në 16.4 gradë Celsius.
Zvicra ka shënuar temperaturat e saj më të larta në veri të Alpeve ku termometri u ngjit 20.2 gradë Celsius në qytetin Delemont.
“Për herë të parë, 20 gradë Celsius në Janar në pjesën veriore të Alpeve!” ka postuar në Twitter MeteoSwiss, shërbimi kombëtar i motit dhe klimës në Zvicër.
Madje moti prej 25 gradë celcius i shërbeu shumë qytetarëve të Francës të shijonin plazhin.
Ekspertët kanë deklaruar se kjo është gjendje ekstreme.
Sipas tyre fenomeni La Nina po nxit tempertura jonormale në Europë.
Dhe vera e këtij viti do të jetë me e nxehta në histori, raporton BBC, përcjell Insajderi.