×
  • Sport
  • Sport

    Janë bërë tre muaj që sportistët nuk kanë pasur mundësi të pastrohen në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, kjo është arsyeja

    Insajderi
    28 January 2023 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuk është telashe vetëm mungesa e dritares me dimensione më shumë se 5 metra gjatësi e gjerësi por problemi tjetër në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është që nuk ka uji të ngrohtë tash e tre muaj që të pastrohen sportistët dhe sportistet.

    “Më shumë se tre muaj nuk ka uji në banjot e palestrës.

    Sportistet si në stërvitje si pas ndeshjes, dalin pa pastruar.

    Nuk është vetëm problem i hendbollisteve por edhe i të gjithave sporteve që ushtrojnë këtu. 

    Lere që u mërdhinë sportistet duke stërvitur në palestrën pa dritare por nuk as uji mu pastru tash e tre muaj”, tha një anëtar i kryesisë së KHF Kastriotit që nuk do t’i përmendet emri. 

    “Nuk ka as kanalizim. 

    Kur bie shi, na mbysin ujërat e zeza.

    Kundërmon erë e rëndë, e padurueshme dhe zor është me kaluar përreth palestrës”, tha më tej.

    Palestra në Ferizaj ka muaj që është duke rinovuar, rinovim që po shkon me hapa të breshkës.

    Dje volejbollistet e Fer Volley-t anuluan stërvitjen, ftohtë i madh, pa dritare palestra. 

    As mbyllja me nailon e dritares nuk u bëri punë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark