×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Janë në gjendje të shkelin në kufoma për të arritur qëllimet e veta” – kryetari i VV-së në Zvicër jep dorëheqje

    Insajderi
    01 August 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nderim Ibrahimi, kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

    Ai këtë e ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”-un e tij. Në të, ai ka akuzuar strukturat e kësaj partie për injorim të” aktivistëve të dalluar”.

    “Nga sot e tutje largohem edhe si aktivist i Lëvizjes dhe mbetem vetëm simpatizant i saj, pasi që nuk dua të jem në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma, vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e veta dhe për t’i plotësuar egot e tyre të sëmura”, ka shkruar Ibrahimi.

    Ibrahimi ka thënë se vazhdon të mbetet mbështetës i kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, “por jo edhe strukturës aktuale”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark