×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Janë ofruar shërbime mjekësore kundërligjshëm”, deklarohet Prokuroria për bastisjen në objektin e Stacionit të Policisë

    Insajderi
    01 February 2024 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një njoftimi ka jap detaje lidhur me bastisjet që u kryen mbrëmë në objektin e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë.

    Sipas prokurorisë, kanë hasur një OJQ duke punuar në mënyrë të kundërligjshme, dhe janë intervistuar dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton lidhur me bastisjen e realizuar më 31.01.2024, se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin – aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme”.

    Tuthe thuhet se është konstatuar se në këtë objekt janë u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme.

    Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se nga bastisja e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë”, thuhet tutje në njoftim. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark