×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    BE: Janë pranuar 72 për qind e kërkesave për azil

    Insajderi
    21 April 2016 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian ka miratuar rreth 72 për qind të kërkesave për azil nga rreth 330 mijë kërkesa sa kanë qenë.

    Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Statistikave Eurostat ku thuhet se vendet anëtare të BE-së kanë njohur 333.350 azilkërkues vitin e kaluar.

    Gjermania ka miratuar më së shumti kërkesa për azil, 148.200, e ndjekur nga Suedia (34.500) dhe Italia (29.600). Shkalla e njohjes ka qenë në gjithë BE-në 52 për qind. Në vendimet përfundimtare, 14 për qind e aplikacioneve të azilit ishin të suksesshme, njofton albinfo.ch

    Shumica e kërkesave të pranuara për azil janë paraqitur nga sirianët (50 për qind). Pastaj nga Eritreja (8 për qind) dhe irakianët (7 për qind).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark