×
Show

Janë më shumë se 100 vjeç dhe kanë 96 vjet bashkë

Insajderi
09 July 2016 - 09:12
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një çift i përkushtuar nga një fshat i Kinës, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve që kanë lexuar historinë e tyre. Çifti ka 96 vjet që jetojnë bashkë dhe mbështesin njëri-tjetrin me shumë dashuri.

Bashkëshortja 103-vjeçare u zhvendos te shtëpia e burrit 102-vjeçar, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe pasi prindërit e saj vdiqën, raporton “Huanqiu”.

Sipas një tradite kineze, vajza e adoptuar nga një familje, kur të rritej do të martohet me një nga djemtë e kësaj shtëpie.

Fotot e publikuara nga mediat kineze tregojnë çiftin që jeton në qytetin Suqiao në provincën e Guangxi-së. Ata jetojnë prej 96 vitesh një jetë të thjeshtë, të bukur e të lumtur.

Siç shihet edhe nga fotografitë, ata ecin të kapur dorë për dore, të dashuruar si në ditën e parë që janë martuar.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark