Adnan Januzaj mund të vazhdojë të luajë në Spanjë, pavarësisht interesimit nga klubet jashtë saj.
Atletico Madridi ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe sipas raportimeve nga Spanja, klubi i ka dërguar tashmë një ofertë lojtarit.
Detaje tjera nuk janë zbuluar ende, mirëpo dihet se Januzaj mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” si lojtar i lirë.
Reprezentuesi belg së fundi ishte pjesë e Real Sociedadit, klub me të cilin i skadoi kontrata më 30 qershor.
Everton, West Ham United e Napoli thuhet se janë klubet tjera të interesuara për 27-vjeçarin.