×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Jasharaj: Kurti është fajtori i vetëm për grevën në arsim

    Insajderi
    21 September 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rrahman Jasharaj, Kryetari i SBAShK-ut, ka thënë se fajtori i vetëm për grevën në arsim është kryeministri Albin Kurti dhe qeveria që ai drejton.

    Jasharaj në mbledhjen e Komisioninit për Arsim tha se qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat.

    “Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në Qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe qeveria që ai e drejton”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark