Jasir Asani është padyshim një nga futbollistët më të mirë dhe më vendimtar në ndeshjet kualifikuese të Kombëtares shqiptare që është afër kualifikimit në Kampionatin Evropian 2024.
Futbollisti shqiptar nga Shkupi shënoi një tjetër supergol me fanellën kuqezi, të enjten e kaluar kundër Çekisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Postimet në rrjetet sociale në lidhje me Shqipërinë janë bërë tanimë të përditshme nga Asani.
Së fundmi ai ka publikuar një fotografi të tij me plis në kokë gjatë festës së golit kundër Çekisë. Shqipëria është e para në Grupin E me 13 pikë, dy më shumë se Çekia dhe tri më shumë se Polonia.
Kuqezinjve iu nevojitet vetëm një pikë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Moldavisë në udhëtim dhe Ishujve Faroe në shtëpi për të siguruar kualifikimin në “Euro 2024”.