Skuadra e Ferizajit ka bërë përforcimin e parë në afatin kalimtar të janarit. Skuadra bardhekaltër ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin e njohur nga Maqedonia e Veriut, Jasmin Mecinoviç, i cili së fundmi ka qenë pjesë e FK Skopje. 32-vjeçari ka një karrierë të gjatë dhe shumë të pasur, derisa së fundmi ishte te skuadra e Skopje-s.
Mecinoviç më parë ka veshur fanellën e skuadrës së FC Sheriff, FC Tiraspol, Sogndal IL në Norvegji, Egri dhe Lombard Papa në Hungari, Makedonija Gj.P., Renova, Pelister e Struga në Maqedoni, Banants Ereëan në Armeni, Melaka në Malajzi, Nejmheh SC në Liban, Rudar e Podgorica në Mal të Zi, Persela në Indonezi dhe Trepça ’89, ku luajti për gjashtë muaj nga korriku i 2018 deri më janar të vitit 2019.
Kontrata mes palëve nuk është zbuluar se sa është afatgjate, por tanimë lojtari është prezantuar në ambientit e klubit ferizajas.