Dy ditë më parë, Jasmina pati një përballje me Andin në studion e Përputhen.
Pavarësisht se Andi kishte ardhur të kërkonte një mundësi të dytë nga ish-konkurrentja, kjo e fundit nuk ishte aspak e interesuar më për të.
Madje ajo ia tha aty në sy që nuk dëshiron të ketë asgjë më me Andin, pasi u bë kohë e gjatë që nuk kanë folur dhe nuk ndjen asgjë për të.
E jo shumë gjatë nga ai ballafaqim, Jasima është fotografuar nën shoqërinë e ish të dashurit të Teas, Beart Rexhepit.
Dyshja janë fotografuar në një lokal, derisa duket se po shijojnë praninë e njëri-tjetrit.