×
  • Sport
  • Sport

    Jay-Z mund të bëhet pronar i klubit të njohur anglez!?

    Insajderi
    31 July 2023 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jay-Z kërkon tashmë të jetë pjesë e futbollit evropian. Këngëtari amerikan kërkon që të blejë aksionet e Tottenham dhe janë mediat angleze ato që e raportojnë diçka të tillë.

    Këngëtari 53-vjeçar ka pyetur për çmimin e klubit, teksa në treg vlera e Tottenham arrin në 2 miliardë paund.

    Jay-Z do të ndihmohet në këtë mision nga investitorë amerikanë të cilët për 13 vite kanë investuar në klubin e Arsenalit.

    Mesa duket, projekti i Jay-Z i ka bindur më shumë dhe tashmë mund të ketë diskutime për aksionet e klubit.

    Jay-Z është investitor edhe në basketboll, aty ku ka aksione së bashku me Beyonce në klubin e Bruklin Nets.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark