×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Je bë bozë, o servil i vogël”- Debat i ashpër mes drejtorit të Dritës dhe gazetarit Lumi

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Dritës, Valon Zymberi, e ka quajtur servil gazetarin e volejbollit dhe basketbollit, Alban Lumi, pasi ky i fundit tronditi mbrojti Federatën e Futbollit dhe kryetarin e saj Agim Ademi gjatë një paraqitjeje televizive të dielën.

    Lumi i mbrojti veprimet jotransparente të FFK-së ndaj kolegëve të tij nga sporti i futbollit.

    Unë nuk besoj se ato media ia vlen me qenë brenda kuvendit. Gazetarët e kryejnë punën e vet, ata brenda e kryejnë të veten. Çka lyp gazetari në mesin e kuvendarëve? Me çu dorën a?”, tha Lumi në emisionin Dueli Sportiv në RTV Dukagjin.

    Zymberi iu përgjigj: “Ti është dashur të shqetësohesh së pari me faktin se kolegët tuaj kanë mbetur jashtë, kanë ngrirë nga ftohtit.”

    Unë jam gazetar sportiv. Ti e din që unë nuk shkruaj veç për basketboll por edhe për volejboll”, këmbënguli Lumi.

    Derisa Zymberi po mundohej të nënvizonte shqetësimet e skuadrës së tij për humbjen e të hollave nga ligji për sponsorizim si pasojë e moslicencimit dhe druajtjeve se Statuti i ri nuk do të pranohet nga Komisioni Licencues i Ministrisë së Sportit për shkak të mangësive, Lumi po e ndërpriste vazhdimisht dhe e quajti atë “nivel i ulët”.

    Ishte ky çast kur Zymberi e quajti atë servil.

    O Alban, me ty tash e tutje debatoj vetëm kur të marrësh pozitë në federatë (FFK), je bërë bozë. Kë po e përfaqëson ti, kë? Ec servil i vogël”, tha Zymberi.

    Ndryshe, gazetarët e sportit nuk u lejuan për herë të dytë radhazi në një kuvend pune të FFK-së, madje as brenda oborrit të ndërtesës së federatës.

    Ata u desh ta shikonin në Youtube Kuvendin e Jashtëzakonshëm, ku FFK-ja shpejt e shpejt e miratoi Statutin e ri të federatës midis akuzave dhe polemikave për shkelje dhe mangësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark