×
  • Sport
  • Botërori 2022

    “Jemi Rocky Balboa i këtij Botërori” | Këto janë fjalët e trajnerit të Marokos pas fitores së madhe kundër Portugalisë

    Insajderi
    10 December 2022 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Marokut i mjaftoi goli i En Nesyrit për të shkuar në gjysmëfinalen e Botërorit. Pas sfidës me portugezët, trajneri i marokenëve, Regragui u shpreh mjaft i lumtur për suksesin e arritur.

    “Pas Spanjës ne gjithashtu arritëm të largonim një tjetër kombëtare të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, disa lojtarë janë akoma shumë të prekur por ato që luajtën kanë arritur limitet.

    Ky grup ka një gjendje mendore shumë të fortë.Para ndeshjes u thashë djemve që është e rëndësishme të shkruajmë historinë për Afrikën. Jam shumë shumë i lumtur dhe krenar me ta. Jemi Rocky Balboa i këtij Botërori” – Tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark