Por pas kësaj fitore, aktorja hollivudiane ka vendosur të qëndrojë e fortë duke iu bërë thirrje fansave të bashkohen për të nxitur ndryshimet në muajt e parë të presidencës së republikanëve, shkruan Tch.
Në një letër të publikuar nga uebsajti “Broadly”, ajo shkruan: “A është kjo e vërteta e hidhur? Nuk ka rëndësi se sa shumë punon apo se sa i kualifikuar je, në fund të fundit, ti nuk je një mashkull. A është kjo, ajo çfarë mësuam nga e gjitha? Ky vend është ndërtuar nga emigrantët por sot, të vetmit njerëz që ndihen të sigurt dhe që iu respektohen të drejtat është raca e bardhë”.
Lidhur me protestat që kanë pushtuar gjithë vendin, ajo ka shkruar: “Ne nuk duhet të fajësojmë askënd, nuk duhet të dalim rrugëve për të protestuar. Ne duhet të mendojmë fort dhe qartë se çfarë do të bëjmë tani pasi ne nuk mund ta ndryshojmë të shkuarën”.
Jennifer gjithashtu iu ka bërë thirrje fansave për të mësuar mënyrat se si mund të mbrojnë planetin, femrat, emigrantet si edhe komunitetet e racave të ndryshme, të cilat Trump i ka sulmuar gjatë fushatës së tij. “Nuk di se çfarë do i thosha vajzës sime nëse do të isha në vendin tënd”, shkruan ndër të tjera Lawrence.