×
Show

Jennifer Lopez: E urreja trupin tim

Insajderi
20 June 2016 - 17:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Format e saj janë zilia e femrave në mbarë botën, por Jennifer Lopez ka zbuluar në një intervistë të fundit se e urrente trupin e saj dhe donte të kishte fizikun e femrave të tjera.

“Mendoja se nuk isha elegante sa duhej. Doja të kisha format trupore të të tjerave dhe e urreja fizikun tim”, tha JLo për revistën britanike “Dare”.

Por, që nga ajo kohë, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka mësuar të dashurojë veten dhe i fton edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë, njofton Tch.

“Të ndihesh e bukur është një sjellje dhe të gjithë duhet të kërkojmë të bukurën te vetja. Nuk duhet të krahasohemi kurrë me të tjerët”, theksoi Jennifer Lopez. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark