Për të dytin vit radhazi revista Forbes ka listuar në vend të parë Jenniffer Lawrence si aktoren më të paguar në botë. 26 vjeçarja, ylli i filmit “Hunger Games” ka një pasuri prej 46 milionë dollarësh.
Të tjera fitime Lawrence pritet t’i marrë nga filmi aventure “Passengers”, ku do të performojë krah aktorit Chriss Pratt.
Megjithatë Lawerence ka një pagë ditore shumë herë më të ulët sesa figurat kryesore meshkuj të Hollywood. Madje një vit më parë Jenniffer hapi një debat të madh për hendekun e pagave në bazë të gjinisë.
Lawerence ndiqet nga aktorja Melisa Mc Carthy pasuria e së cilës u vlerësua me 33 milionë dollarë. Komediania përpos karrierës në aktrim, ka fitime dhe nga linja e saj e veshjeve dedikuar kryesisht masave të mëdha, si pjesë e fushatës qe ajo nisi për gratë mbipeshë që shpesh nuk gjejnë dot veshjen e duhur.
Ndërsa në vendin e tretë renditet aktorja e dashur amerikane Scarlett Johansson të cilën regjisore të ndryshëm e kanë cilësuar si dhuratën e Hollywood.
Ndërkaq për herë të parë në listën e Forbës u listua edhe aktorja indiane Deepika Padukone e cila ka rrëmbyer zemrat e Bollywood