×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ‘’Jep dorëheqje, kurrë Nato’- Serbët protestojnë kundër Vuçiqit në Beograd

    Insajderi
    24 March 2023 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbështetësit e opozitës së djathtë, që shpesh janë akuzuar për qëndrime ekstremiste, bllokuan rrugët para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, duke kërkuar dorëheqjen e Presidentit të tyre Aleksander Vuçiq.

    Ata në këtë proteste mbanin pankarta me shprehjet si “Serbia Kujton’”, ‘’Vuçiq jep dorëheqje’’, ‘’Jo kapitullimit dhe ‘’Kurrë NATO’’.

    Presidenti i lëvizjes Dveri, në Serbi, Boshko Obradoviq, tha se kjo është vetëm si një fillim paralajmërimi për protestat që do të mbahen në vijim, në kërkim të dorëheqjes së Vuçiq-it.

    “Ideja është që kjo të jetë fillimi i protestave paralajmëruese që do të mbahen në periudhën e ardhshme”- u shpreh lideri i Dveri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark