Jeta intime e Cristiano Ronaldos dhe fëmijëve të tij ka një histori të gjerë, ndonëse shumë detaje nuk janë zbuluar për sigurinë e pasardhësve të lojtarit të Manchester United.
Cilët janë fëmijët e Cristiano Ronaldos?
Cristiano Ronaldo ka gjithsej pesë fëmijë, pasi këtë të hënë më 18 prill ka lindur edhe një vajzë për familjen. Megjithatë, kjo lindje u shoqërua me një lajm të hidhur, pasi vëllai binjak i të porsalindurës, nuk pati mundësi të jetonte, pas një lindjeje të komplikuar që pësoi partnerja e CR7, Georgina Rodriguez.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë një prind”, ka bërë të ditur përmes një deklarate në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo.
Nga ana tjetër, fëmijët e tjerë të yllit portugez janë Cristiano Jr, Eva, Mateo dhe Alana.
Cristiano Jr është më i madhi prej tyre, 12 vjeç dhe madje është pjesë e ekipit të të rinjve të Manchester United, ku tashmë ka shënuar gola dhe ka festuar në stilin e babait të tij.
Ai ka lindur më 4 korrik 2010, në shtetin e Kalifornisë. Identiteti i nënës është konfidencial, pasi portugezi ra dakord me të që të mbante gjithçka konfidenciale, përveç që nën kujdestarinë e saj do të ishte edhe Cristiano Jr.
Pas lindjes së fëmijës së parë të Ronaldos, në vitin 2017 u bë sërish e ditur se ai u bë sërish baba me të njëjtin proces fekondimi artificial dhe kësaj radhe lindën binjakët Eva dhe Mateo. Identiteti i nënës nuk u zbulua dhe ata u lanë nën kujdesin e golashënuesit të Real Madridit.
Gjatë të njëjtit vit dhe ndërsa ai kishte qenë në një lidhje me Georgina Rodríguez për më shumë se një vit, Cristiano Ronaldo zyrtarizoi bashkimin e tij me spanjollën kur ai njoftoi se ajo ishte shtatzënë. Në nëntor të po atij viti 2017, Alana lindi dhe portugezi e njoftoi këtë me një selfie me Cristiano Jr dhe Georgina pas lindjes.