Kandidati për deputet nga radhët e AKR-ës, Jetlir Zymberaj ka vizituar qendrën tregtare “QTX Mall” në Xërxë, ku është takuar me Hekuran dhe Masar Popaj.
QTX Mall shërben si vend pune i mbi 100 njerëzve të ndershëm kryesisht nga Anadrinia.
E përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia, familja Popaj, ka ruajtur këto vende pune.
Zymberaj, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në koalicion parazgjedhor me LDK-ën, është shprehur se prioritet i parë i qeverisë së re, do të jetë trajtimi emergjent i krizës së shkaktuar nga pandemia e Covid 19.
“Prioriteti i parë i qeverisë së re, do të jetë trajtimi emergjent i krizës ekonomike, ndihma e madhe ndaj qytetarëve dhe bizneseve”.
“Shteti ndërtohet me njerëz të ndershëm dhe punëtor” – shkroi ai.
Zymberaj mban numrin 44.