Lidhja 12-vjeçare mes Shakira dhe Gerard Piqué nuk ka përfunduar për shkak të një tradhtie. Për ta siguruar këtë ka menduar Roberto Garcia, ish-i dashuri i njërës prej motrave të këngëtares kolumbiane.
Burri, i cili sot nuk është më i lidhur me familjen “Mebarak”, tha për “EsDiario” se marrëdhënia mes yllit të pop-it dhe futbollistit të Barcelonës ka marrë fund vetëm dhe ekskluzivisht për problemet ekonomike.
Duket se mbrojtësi i ka kërkuar ish-partneres një shumë të madhe parash për të hapur disa aktivitete sipërmarrëse në Bahamas dhe Kolumbi. Kërkesë që Shakira, pas një konsultimi me prindërit, do ta kishte refuzuar.
“Ajo nuk bën asgjë pa lejen e prindërve, ata mbikëqyrin shumë gjëra në jetën e saj”, – ka shpjeguar Roberto, i cili prej tetë vitesh ishte i fejuar me motrën e Shakirës, Lucila. Pas këtij refuzimi të thatë, zënkat dhe keqkuptimet mes artistes dhe futbollistes do të bëheshin gjithnjë e më të shpeshta deri në ndarjen përfundimtare.
Sipas asaj që tha Garcia, Shakira nuk do ta kishte menduar kurrë martesën me Piqué: “Pasi e vuri re, ai e kuptoi menjëherë se mund të ishte babai i fëmijëve të saj, por ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”.
Roberto gjithashtu saktësoi se të dy kishin bërë jetë të ndara për periudha të ndryshme dhe vetëm më vonë vendosën të bënin njoftimin zyrtar.