Emanuele Ndoj ka shkëlqyer në fitoren 1-4 që Brescia arriti në transfertë ndaj Pisës, që solli dhe kualifikimin në raundin e 1/16-ve në Kupën e Italisë.
Mesfushori shqiptar e nisi takimin si titullar dhe realizoi një eurogol nga goditja e dënimit në minutën e 72’, që ishte edhe goli i tretë për ekipin e tij.
25-vjeçari mirditor iu afrua golit edhe disa çaste më parë, por e djathta e tij fantastike u ndal në shtyllë, duke i hequr mundësinë e një goli të mrekullueshëm pasi një stopimi dhe gjuajtje të bukur.
Performancë shumë pozitive për mesfushorin që numëron 6 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren kuqezi, ay ku Ndoj shpreson të rikthehet sa më shpejt.