×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Jo vetëm mesazhe, kjo është risia e fundit e Twitter

    Insajderi
    10 May 2023 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ceo i ‘Twitter’, Elon Musk së fundmi është shprehur se po punohet që rrjeti social mos jetë më vetëm me mesazhe por edhe me të folur.

    Musk nuk e ka fshehur më ambicien që ka që Twitter të konkurrojë me aplikacione të tjera të rrjeteve sociale si Facebook dhe Viber me një “aplikacion” dhe ndryshimet do të vijnë së shpejti, duke njoftuar se platforma do të shtojë aftësitë e thirrjeve telefonike dhe video.

    Në një postim në Twitter, Musk shpjegoi se funksioni i ri do t’i lejojë përdoruesit të bëjnë thirrje zanore dhe video nga Twitter me çdo përdorues tjetër në platformën e rrjeteve sociale. Përdoruesit do të jenë në gjendje të bisedojnë me njerëz në të gjithë botën.

    Për më tepër, Musk po shton enkriptim në mesazhet e drejtpërdrejta të Twitter, aftësinë për t’iu përgjigjur çdo mesazhi në një temë dhe për të përdorur çdo reagim emoji.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark