×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Jo vetëm për hyrjen në Britani, si paguhen kontrabandistët shqiptarë për transportin

    Insajderi
    05 August 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas një artikulli të publikuar në mediat britanike thuhet se kontrabandistët shqiptarë të qenieve njerëzore po përfitojnë para dy here.

    Në media shkruhet se ato po përfitojnë një herë duke sjellë emigrantë të paligjshëm në Britani e me pas duke ndihmuar kriminelët e kërkuar përfshirë vrasësit të arratisen përmes kanalit të La Manshit.

    Ndër të tjera theksohet se shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime emergjente në pjesën e pasme të kamionëve për ‘njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia’.

    Ndërkaq në një deklaratë që një nga këto persona të përfshirë ka dhënë për Daily Mail ka theksuar se mund të arratisej nga Britania e Madhe për 3,000 paund.

    Një tjetër llogari kontrabandisti që funksionon në Tiktok ofron një shërbim me porosi prej 17,500 paund për t’u shpëtuar kriminelëve duke falsifikuar dokumente që ata të paraqiten si shoferi i dytë në kabinën e një kamioni.

    Trafikanti tha se truku përdorej në mënyrë rutinore për të nxitur emigrantët e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.  Ndërkohë policia britanike po ndjek të paktën 38 persona të dyshuar shqiptarë, përfshirë 9 të kërkuar për vrasje dhe dy përdhunues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark