Portugezi, Joao Felix ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Felix këtë merkato ka qenë një lojtar mjaft i kërkuar.
Shumë lajme u përhapën që portugezi do të largohet nga ‘Wanda Metropolitano’, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.
Është vetë lojtari që ka konfirmuar qëndrimin e tij te ‘Rojiblancos’.
“Jam mirë te Atletico dhe qëndroj i fokusuar vetëm te skuadra. Jam i qetë për sa i përket të ardhmes”, tha Felix..
Portugezi kishte oferta nga Premier Liga dhe Ligue 1, por do të vazhdojë në La Liga.