Insajderi
Botë

Joe Biden në vizitë në Lindjen e Mesme

Insajderi
04 March 2016 - 23:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, nesër niset për një vizitë në Lindjen e Mesme, që ç’rast do të fokusohet në situatën në Iran dhe Siri dhe, po ashtu, në interesat ekonomikë dhe energjetikë të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sipas itinerarit të vizitës, përfshihen edhe ndalesa në Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, Bregun Perëndimor dhe Jordani.

Zoti Biden, gjatë këtij turneu, do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, presidentin e Aurotietit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Por, në agjendë nuk ka nismë madhore për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk beson se të dy palët kanë vullnet politk për ripërtritjen e procesit të paqes./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark